Khamenei bën thirrje për unitet pas protestave në Iran

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka bërë thirrje për unitet në këtë shtet, në kohën kur janë zgjeruar protestat për shkak të një aeroplani ukrainas të rrëzuar nga sistemet iraniane të mbrojtjes javën e kaluar.

Marketing

Gjatë fjalimit të tij në Xhaminë Mosalla në Teheran, Khamenei ka thënë të premten se shtetet perëndimore janë shumë të dobëta “për të gjunjëzuar iranianët”.

Teksa është deklaruar në Lutjet e së Premtes për herë të parë pas tetë vjetëve, lideri 80-vjeçar ka thënë se rrëzimi i aeroplanit ukrainas ka qenë “aksident i hidhur”.

Si pasojë e rrëzimit të aeroplaniT ukrainas më 8 janar, kanë vdekur 176 pasagjerë.

Atoritetet iraniane fillimisht e kanë mohuar përgjegjësinë, por pas rritjes së presionit ndërkombëtar e kanë pranuar fajin.

Disa orë para rrëzimit të avionit, ushtria iraniane ka sulmuar bazat amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e një komandanti të saj në një sulm të SHBA-së, më 3 janar.

Khamenei ka akuzuar armiqtë e Iranit për shfrytëzim të tragjedisë për të vënë në pikëpyetje Republikën Islamike, Gardën Revolucionare Islamike dhe forcat e armatosura.

Forca të shumta policore janë angazhuar të premten në kohën e lutjeve, që janë realizuar pas disa ditëve të protestave nëpër rrugët e Iranit.

Protestat e studentëve përbëjnë kërcënim të ri për regjimin e Iranit

Autoritetet është thënë të kenë kërkuar mbajtjen e marsheve pas lutjeve, për të treguar mbështetje për forcat e armatosura të Iranit.

Përveç tjerash, Khamenei ka thënë se vrasja e komandantit të forcave elite të Iranit, Qasem Soleimani nga Shtetet e Bashkuara, ka zemëruar Iranin aq sa ka gëzuar armiqtë.

Khamenei i ka cilësuar sulmet raketore të Iranit në bazat ushtarake amerikane në Irak si “shuplakë ndaj fuqive botërore” dhe e ka përshkruar presidentin amerikan, Donald Trump “palaço”, që vetëm pretendon se mbështet popullin iranian.