Muhamed Zeqiri ,deputet dhe zyrtar i LSDM -së u shfaq sërish sot pas një heshtjeje të gjatë dhe u lavdërua me programin e realizuar të BDI – së brenda këtij mandati jo të plotë informon Tetova sot.
Deputeti i LSDM-së është munduar sërish si shumë herë tjera të personalizojë të arriturat e një subjekti tjetër siç është BDI duke dhënë kinse një lajm të mirë për të punësuarit në administratën shtetërore.
Ai u shpreh se Parlamenti sapo miratoi ligjin për nënpunësit administrativ. Çdo i punësuar në Administratën Shtetërorë me shkollë të mesme i cili ndërkohë ka kryer Fakultetin, automatikisht i pranohet dhe përmirësohet një padrejtësi që u është bërë me vite të tëra të gjithë nëpunësve në administratën shtetërore.
Por ky “super lajm” për Mukin nuk është asgjë tjetër përveçse 100% realizim i programit të premtuar nga ana e BDI-së në zgjedhjet e vitit 2016.Partia më e madhe shqiptare këtë e premtoi në atë kohë dhe sot kjo mban vulën e tyre derisa Kuvendi ndryshoi ligjet për të punësuarit në Administratë dhe në Sektorin Publik.
Por se çfarë mundësojnë këto ndryshime i thotë edhe deputeti Artan Grubi .Kjo sipas tij nënkupton njohje të diplomave të të gjithë atyre administratorëve të shtetit dhe të Sektorit Publik, që janë punësuar me shkollë të mesme dhe në ndërmjet kohë kanë kryer Fakultet.
Rrogën do ta marrin sipas nivelit të arsimimit që e posedojnë aktualisht.
Bëhet fjalë për të gjithë të punësuarit sipas këtyre dy ligjeve në pushtet qëndror dhe lokal, arsim, shkencë, kulturë, shëndetësi, punë dhe politikë sociale, agjenci, fonde, institucione publike, etj.