Haradinaj i çon porosi Ramës: Ka edhe më shumë, nuk i kam thënë sepse kam kursyer kombin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj e nisi duke komentuar padinë ndaj tij. ‘Kjo është më larg nga sa kam parë se gjërat mund të shkojnë, kjo i ka tejkaluar parashikimet e mia,’ tha ai.

Marketing

Haradinaj tha se Rama ka mbajtur qëndrim pro ndarjes së Kosovës. ‘Nuk kursehem ndaj zotit Rama, por kursehem ndaj bashkëkombasve. Angazhimi i Ramës për ndarjen e Kosovës është tepër i pakuptimtë dhe i padrejtë.

Ka mbajtur qëndrim pro kësaj teme në vazhdimësi derisa ministri i tij i jashtëm u dorëzua nga kjo temë dhe iku. Është një veprim shumë i dëmshëm për Kosovën. Nga zori jam detyruar t’i dal kundër. Jam i habitur me qasjen e tij, me mobilizimin e resurseve rreth tij, nga mediat deri te lobime jashtë vendit. Me këtë ndarje ne humbasim Trepçën me vlerë 10 miliardë euro. Epiqendra e ndarjes së Kosovës është Trepça. Ne mbeteshim pa Trepçën, vetëm përfitimi është 10 miliardë euro, pa llogaritur punësimin e përfitime të tjera,’ tha Haradinaj.