Shqiptari Sami Musa, kandidat për deputet në Hamburg në zgjedhjet kombëtare që do të zhvillohen me datën 23 Shkurt 2020, zhvilloi një takim me zgjedhësit me dt.11.01.2020. Tashmë dihet që në listën për zgjedhjet kombëtare që do të zhvillohen në Hamburg më datën 23 Shkurt 2020, ka bërë publike pjesëmarrjen e tij në listën e kandidatëve dhe shqiptari Sami Musa.
Partia ku bën pjesë Samiu (SPD) e ka miratuar me unanimitet atë si kandidatin për deputet në parlamentin e Hamburgut.
Në mbrëmjen informative që u mbajt në datën 11 janar, me pjesëmarrjen e votuesve, zoti Sami Musa shpalosi programin e vet elektoral përpara tyre. Dukuri pozitive ishte fakti që në takim kishte pjesëmarrës nga Kosova (Prishtina, Prizreni e Gjakova), nga Shqiperia (Saranda e Korca), nga Maqedonia e Veriut (Tetova e Struga), banues në Hamburg, etj. U bënë pyetje dhe diskutime nga disa pjesëmarrës. Ato theksuan se Samiu është personi më i përshtatshëm për ti përfaqësuar në këtë aksion të fuqishëm politik.
Edukata e qëndrueshme me sens të lartë patriotik në familje ka bërë që ai të ketë qëndrim të qartë dhe horizonte bashkëkohore për të gjitha sfidat që e presin. Koordinatorja, mësuesja e talentuar Saldbere Emshiu Karimani, u përqëndrua në kujdesin e vëmendjen që duhet ti kushtojmë faktit se në Hamburg numri i votuesve është i madh. Duhet të punojmë, ti njohim me objektivat e angazhimet e deputetit të ardhëshëm që ata të kenë qartësi për votën që do të japin.
Kuptimplotë ishte diskutimi i bisnesmenit nga Saranda Vladimir Museji, i cili foli gjermanisht dhe në fund citoi pjesë nga poezia e Nolit të madh “Anës lumenjve”. Noli, i cili kishte besim tek besa e shpresa,ka shkruar, “brohoras me besë e shpresë, anës Elbë-s anës Spree-së”. Kandidimi për deputet ne parlamentin e Hamburgut i një shqiptari është e rëndësishme dhe kuptimplotë. Ai, krahas përfaqësimit e mbrojtjes së interesave të qytetarëve gjerman, do të mbroje dhe interesat e shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Hamburg.(koha.mk)