Pep Guardiola sot zbuloi se ai i dha lejen skuadrës së tij të Manchester Cityt që të festonin me modelet italiane në Instagram pas fitores së fundjavës së kaluar në Aston Villa
Menaxheri i City zbuloi se ai nuk e ka ndonjë problem me kënaqësinë ‘Bunga – Bunga’ pas udhëtimit në Villa Park pasi 22 femra fluturuan në Resort Golf Mere në Knutsford, ku një natë kushton 150 funte.Festa e ekipit u organizua nga ndërmjetës afër klubit dhe Guardiola inkurajon lojtarët e tij të kalojnë kohën së bashku larg stërvitjes,
E dija. Kur kanë kohë, ata bëjnë shumë herë darka së bashku, me stafin”, tha Guardiola.‘‘Ata e bënë atë shumë herë sidoqoftë. Dhe më pëlqen kur janë bashkë edhe jashtë fushës. E bëjnë ndonjëherë në shtëpi, ndonjëherë në një restorant siç ishte rasti. Ishte bukur”.