Borussia Dortmund dhe Augsburg kanë luajtur ndeshjen më spektakolare të xhiros në Bundesliga.Tetë gola janë shënuar për të vendosur fituesin e këtij takimi. Dortmund doli me tri pikët, pas fitores 3:5.
Augsburg e nisi shumë më mirë takimin, duke gjetur golin në minutën e 34’, me anë të Niederlechner, për 1:0.
Në pjesën e dytë, Marco Richter shënoi për 2:0, në minutën e 46’, para se Julian Brandt të shënonte golin e parë për Dortmund, në minutën e 49’.
Niederlechner gjeti golin e tretë për Augsburg në minutën e 55’, para se të vinte koha për debutimin e Erling Haaland në Bundesliga, i cili pastaj vodhi spektaklin.
Haaland gjeti rrugën e golit vetëm tre minuta pasi u inkuadrua në lojë, në minutën e 59, për rezultatin 3:2.
2 minuta pas tij, golin e gjeti edhe Jadon Sancho, i cili barazoi rezultatin në 3:3, për t’i dhënë zemër skuadrës së tij.
Fitoren skuadrës ‘verdh e zi’ ia siguroi Erling Haaland, i cili shënoi edhe dy herë të tjera për het trikun e tij, në minutat 70’ dhe 79’.
Me këtë fitore, Dortmund numëron 33 pikë, në pozitën e katërt në tabelë, kurse Augsburg numëron 23 pikë në pozitën 10-të.