Guardiola i mbetet besnik City-t: Këtu edhe sezonin e ardhshëm

Pep Guardiola nuk ka ndërmend të largohet nga Manchester City as këtë verë dhe ka qenë vetë tekniku spanjoll, që në një intervistë për mediat angleze, ka konfirmuar vendimin për të vazhduar punën në pankinën e “citizens”.
Verën që lamë pas u fol shumë për një largim të tij, ndërsa më pas u tha se tekniku katalan mund të largohet verën e 2020-ës, por vetë Guardiola kon firmoi se sido që të mbyllet sezoni, do të vijojë të mbetet në “Etihat Stadium”.
“Edhe nëse nuk ia dalim të hyjmë në zonën Champions për sezonin e ardhshëm, sërish nuk do të largohem nga Manchester City. Unë ndihem mjaft mirë këtu dhe shijoj shumë punën time, ndaj mund të konfirmoj me bindje se do të qëndroj edhe vitin e ardhshëm. E vetmja mënyrë për t’u larguar, është nëse më shkarkojnë drejtuesit në verë”, deklaroi Pep.

Marketing