I gjithë Ballkani i mbuluar me tym helmues

Thuajse të gjitha qytetet në rajon, ditëve të fundit po përballen me ndotjen enorme të ajrit. Se gjendja është alarmante flasin edhe seancat urgjente të qeverive në vendet fqinje të cilat përmes masave të ndryshme po përpiqen ti ulin pasojat nga ndotja e ajrit.

Marketing

Ndotje e madhe e ajrit është regjistruar në Sarajevë, Beograd, Zagreb, Sofje dhe Bukuresht. Ndotja, në shumë raste është shkaktuar nga termocentralet që punojnë me thëngjill, industria, parku i vjetër vozitës dhe ngrohja e objekteve banuese.

Për gjendjen e rëndë me ndotjen e ajrit në Ballkan ka shkruar edhe Nju Jork Tajms. “Ditëve të fundit, kushtet klimatike pa erë dhe me shumë mjegull kanë përkeqësuar edhe më shumë gjendjen në këto vende, shkruan gazeta në tekstin dedikuar ndotjes në qytetet ballkanike, ku veçohet Sarajeva.