Shilegov: Largohen themelet për rrotën panoramike

Largohen themelet e rrotës panoramike që ishte paraparë të ndërtohet në qendrën e qytetit të Shkupit. Këtë sot e kumtoi Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në profilin e tij në Fejsbuk.

Marketing

Hiqen themelet për rrotën panoramike. Ura nuk është në barok. Shtrati i Vardarit i pastër dhe i rrjedhshëm”, ka komentuar Shilegov. Kreu i Qytetit të Shkupit ka paralajmëruar ndërtimin e Rrotës Panoramike, por ajo do të jetë në një park argëtues që do të ndërtohet në pjesën e parkut të kryeqytetit. Ndërsa ura e ndërtuar mbi Vardar do të jetë në shërbim të qytetarëve. VMRO-DPMNE gjatë qeverisjes së kaluar kishte planifikuar ndërtimin e Rrotës Panoramike, një projekt në kuadër të Shkupit 2014, me vlerë miliona euro.