Kujt po i pengojnë koshat për bërllok në Çarshinë e Vjetër (foto)

Persona të panjohur këto ditë kanë thyer dhe i kanë vënë zjarrin dhjetra koshave të rinj për mbetje të imët në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, që NP Higjiena Komunale i vendosi me kërkesë të shoqatës së zejtarëve të Çarshisë, me qellim ngritjen e nivelit të higjienës në këtë lokalitet frekuentues në qendër të qytetit.

Marketing

“Gjatë vendosjes se koshave për mbetje të imët dërguam porosi se nga qytetarëti presim që me sjelljen dhe veprimet e tyre sa më gjatë t’i ruajnë funnksionale dhe të padëmtuara, ndërsa sot bëjmë thirrje menjëherë të ndalojë shkatërrimi i pajisjeve të NP Higjiena Komunale-Shkup, duke pasur parasysh faktin se gjatë vitit 2019 u dogjën 137, ndërsa nga fillimi i vitit të ri madje gjashtë kontejnerë për hedhjen e mbetjes”- tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.