Vriten me snajper mbi 5 mijë deve në Australi

Autoritetet australiane vranë më shumë se 5000 deve, në një operacion 5-ditor për të parandaluar kafshët e etura në Australi të arrinin në komunitetet aborigjene.

Marketing

Vrasja përfundoi në rajonin Anangu Pitjantjatjara Yankunytjatjara (APY), një zonë e thatë në Australinë e Jugut, ku jetojnë rreth 2300 njerëz.

Aborigjenët e Shtetit të Australisë së Jugut, ku ndodhet ky rajon, paralajmëruan për ekzistencën e tufave të mëdha të deveve që afroheshin në qytetet rurale dhe kërkonin ujë dhe ushqim, në mes të një valë të paparë nxehtësie.

Kafshët përbënin rrezik për ushqimin dhe ujin e pakët në zonë. Sipas përgjegjësit, devetë zakonisht bllokohen në puse, ku ngordhin dhe përfundojnë duke ndotur ujin.