Fotografi të çuditshme e të pahijshme qarkulluan gjatë ditës se djeshme në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për fotografi të rrjedhës së lumit Serava në Shkup, i cili ishte mbuluar me ngjyrë të kuqe, që ngjante si gjak, përcjell in7.
Ende nuk dihet nëse ishte gjak, ngjyrë apo ndonjë materie tjetër, por pamjet ishin të frikshme.
Ngjarja ka qënë e paraqitur edhe në Inspektoratin e Qytetit të Shkupit, të cilët thonë se menjëherë kanë dalur në terren dhe se po punojnë për zbardhjen e rastit.
“Pas denoncimit të qytetarëve për ndotjen e lumit Serava, inspektorët kujdestarë të Qytetit të Shkupit në koordinim me inspektorin për ambient jetësor të Komunës së Karposhit, menjëherë dolën në vendngjarje. Fotografitë janë bërë në rrjedhën e lumit Serava. Po punohet për gjetjen e autorëve”, thonë nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit, përcjell in7.
Fotografitë më poshtë janë marrë nga rrjetet sociale, nga faqja Duam Çair të Pastër në facebook dhe nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit./in7.tv/
FOTO