Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka vizituar memorialin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.
Meta ka thënë se vizioni euroatlantik i Rugovës për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetesë në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale, njofton Klan Kosova.
“Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova”.