Zekolli: BDI është parti shtetformuese; Aleanca, Besa dhe Alternativa janë parti mahallo-jaranike

Gjendja kaotike dhe ashpërsia e përplasjeve në kampin politik opozitar shqiptar, nuk është rezultat dhe paralajmërim se fronin qeveritar e kanë të kapshëm, por refleksion i luftës së pakursyer se cila nga tre-katër partitë do të jetë partia më e fuqishme opozitare – afër partisë në pushtet BDI, shkruan Arsim Zekolli për Dojçe Vele.

Marketing

Përveç vërshimeve me shkurtesa partiake dhe deklarata bombastike, ndryshimi i vetëm është se për dallim nga ciklet e mëparshme kur PDSH ishte mbrojtës i pakompromistë i jorganit opozitar, tani për atë “nder” po luftojnë Zijadin Sela, Billall Kasami, Afrim Gashi dhe – nënkuptohet – vetë Menduh Thaçi. Qoftë edhe nëse pak kohë më parë ekzistonte mundësi teorike për bashkim të të lartëpërmendurve për të dridhur dominimin e integristëve, tani veçmë është e njohur se edhe koalicionimi mes të përmendurve (plus LSDM) nuk do ta fitojnë partinë e Ali Ahmetit.

Në ndërkohë, përderisa presim demant konkret të këtij konkluzioni, është e drejtë që të orientohemi kah arsyet që sollën deri në këtë situatë. Në të cilën opozita arriti që nga e përfunduara të bëjnë veresi, ndërsa BDI-në ta bëjnë edhe më të fuqishme pas të gjitha goditjeve që nuk e vranë.
Patriotizmi folklorik
Si e para, Bashkimi Demokratik për Integrim sot është parti politike e klasës së re të mesme të formuar shqiptare të përbërë nga byrokracia administrative, mikro rrjeti ekonomik dhe gjeneаlogjia politike. Kjo për dallim nga mikro – kozmoset mahallo – jaranike të grupacioneve ABA (Aleanca, Besa, Alternativa) nuk bazohet në mangupët ekskluziv lokalo – patriotik, por në bashkimin sindikal të politikave autonome lokale dhe rrjetëzimin e tyre në fuqi të përbashkët politike dhe ekonomike.

Në ndërkohë, grupacioni ABA ende vegjeton mbi thërrimet e kohës së Gruevskit dhe fjalorin e vjetëruar të qarjes dhe patriotizmit folkorik, pa ndjesi për ndryshimet që kanë ndodhur në ndërkohë dhe paaftësinë për fraksionim të brendshëm inkluziv.

Si e dyta, Bashkimi Demokratik për Integrim me shkathtësi pozicionohet si bartës i modernizmit social para Shqiptarëve dhe mbrojtës i interesave shqiptare para maqedonasve. Në praktikë, kjo nënkupton se BDI-ja është subjekt politik i pavarur dhe vet i mjaftueshëm, i barabartë me LSDM-në dhe VMRO – DPMNE dhe me njësi të shpërndarë matëse në trekëndëshin e etabluar, për dallim nga grupacioni ABA – të bashkuar ose të ndarë – e cila nuk po e fsheh atë se suksesi i tyre determinohet nga zgjedhja e LSDM-së ose VMRO – DPME-së.
Me këtë ky grupacion jo vetëm që prej në fillim dhe pa vetëdije e pranon pavarësinë e saj diskutabile por edhe e imponon përshtypjen se ata janë në mënyrë ekskluzive dhe absolute opozitë vetëm e BDI-së, por jo edhe i LSDM-së dhe/ose VMRO-DPME-së dhe i politikave të së kaluarës / tashmes së tyre.

Respektivisht, heshtja e Selës, Gashit, Kasamit për pozicionimet e Mickovskit dhe skandalet e kabinetit të Zaevit vetëm e amplifikuan zërin e integristëve.

E treta, Bashkimi Demokratik për Integrim (siç paralajmëruam) tashmë e ka tejkaluar kategorinë e një partie thjesht etnike dhe në mënyrë të hapur aspiron të përfaqësohet dhe pranohet si parti mbrojtëse e shtetit sipas modelit të partive politike qeveritare maqedonase. Qëndrimi i Ahmetit se “shqiptarët nuk janë të diskriminuar” dhe se parakusht për koalicionim është gatishmëria të pranohet të tre marrëveshjet është demonstrim me dy takte të reformës së brendshme politike dhe refaktorizim të jashtëm politik. Për dallim nga grupacioni ABA, e cila ndoshta nga injoranca ose përulja ndaj shpëtimtarëve të tyre shpresëdhënës LSDM dhe VMRO – DPMNE ende nuk ka krijuar, as proklamuar qëndrim mbi realitetin e ri politik në vend dhe principet e jashtme politike mbi të cilat do të mbijetonte qeveria.

BDI përsëri do të përfitojë
E katërta, falë mentalitetit të mahallës së ABA dhe merakun e LSDM-së për poltronë policor, religjioz dhe politik nga gjysmë bota shqiptare, BDI po arrin të imponohet si paralajmërues i diskursit etno-liberal në shoqërinë shqiptare dhe në veçanti ndaj lidhje urbane të Shqiptarëve të cilat nuk janë të bindur nga oferta e opozitës shqiptare dhe po ndihen të mashtruar nga qytetarizmi i rrejshëm i Zoran Zaevit dhe në veçanti të zgjedhurit e tij shqiptarë të cilët deri pak më parë arritën të tërheqin vëmendjen e popullit e cila ishte e rezervuar për Grubin, Mexhitin, Durakun etj. Kuptohet diskursi etno – liberal është padyshim paraqitje e rrejshme e BDI-së, por gjithsesi më e pranueshme se moralizmi i rrejshëm religjioz i Kasamit dhe Gashit, neo-nacionalizmit romantik të Selës, mangupllëku komik i Thaçit dhe qytetaria klienteliste të Zaevit.

Si e pesta, përfshirja direkt e BDI-së në mbijetesën, krijimin dhe manipulimin me secilën nga këto katër parti opozitare shqiptare, si dhe dëshmimi direkt për “principet qytetare” të LSDM-së dhe kualitetin e “maqedonizimit” të VMRO-DPMNE-së sjell në përfundimin se edhe nëse shkon në opozitë, ndikimi