Xherdan Shaqiri nuk është përfshirë në skuadrën e Liverpool për përballjen Manchester United, e cila zhvillohet sot në orën 17:30.
Shaqiri ishte sensacioni i Anfield ndeshjen e kaluar mes këtyre dy skuadrave, por kësaj radhe çuditërisht nuk u përfshi as në 18-shen e parë.
Menjëherë pas publikimit të formacionit, filluan spekulimet që ylli kosovar po finalizonte largimin e tij nga Anglia.
Por tashmë është konfirmuar se Xherdani nuk është i gatshëm sepse ka pësuar një lëndim të lehtë.
”Mungesa e tij nuk ka të bëjë aspak me largimin e tij nga Liverpool”, thuhet më tej.