Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela po zhvillon një takim me një delegacion ekspertësh italianë, kryesuar nga dy prokurorë, OPGJ si dhe inxhinierë.
Ky takim është mundësuar nga PAMEKA. Tema e diskutimit është asistenca teknike për tërmetin. Ekspertët që do të japin asistencë teknike për hetimet e tërmetit të 26 nëntorit kanë hetuar në Itali pasojat e tërmetit të fuqishëm L’Aquila.