Ndërmarrja për Qarkullim publik njofton se nga dita e nesërme do të vazhdojë orari i rregullt dimëror i cili për shkak se nxënësit ishin në pushim ishte ndërprerë.
Nga kjo ndërmarrje gjithashtu njoftojnë se nga nesër do të vlejnë edhe kartelat pa pagesë për transport publik që shfrytëzohen nga nxënësit e shkollave të mesme.