Cili shtet ka më pak të burgosur në Evropë?

Një raport i Agjencisë Evropiane të Statistikave arrin në përfundimin se Shqipëria ka një numër rekord personash të burgosur, krahasuar me vendet e Ballkanin Perëndimor.
Për 100.000 banorë, Shqipëria ka 197 të burgosur.

Marketing

Kjo statistikë e rendit Shqipërinë në vendin e katërt për numrin e personave të burgosur pas Lituanisë, Çekisë dhe Estonisë, raportojnë mediat shqiptare.

Duke krahasuar shifrat, Eurostat mbërrin në përfundimin se Serbia për 100 mijë banorë ka 153 të burgosur, Maqedonia e Veriut me 146, ndërsa Kosova 90 të burgosur për 100 mijë banorë, përcjell albinfo.ch.

Vendet fqinje me Shqipërinë, Italia dhe Greqia, kanë 97 dhe 93 të burgosur për 100 mijë banorë.

Ndërsa në Bashkimin Europian thotë Eurostat numri mesatar i të burgosurve për 100 mijë banore është 116.

Tri vende të BE-së, e më konkretisht Franca, Austria dhe Gjermania, kanë një numër më të ulët të burgosurve në raport me popullsinë 103, 100 dhe 79 të burgosur.

Islanda mban rekordin me numrin më të ulët të personave në burgje, 38 për çdo 100 mijë banorë, pasuar nga Finlanda, Suedia dhe Danimarka.