Vendos gjykata: Blerta bëhet Blert

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dhënë të drejtë Blert Morinës i cili ka kërkuar që në dokumente t’i ndryshohet gjinia.

Marketing

Madje, e detyron Agjencinë e Regjistrimit Civil t’ia ndërrojë atij shënuesin e gjinisë dhe emrin në dokumentet e identifikimit.

Aktvendimi erdhi pas gati dy vjetësh përballje të Blert Morinës nëpër gjykatore.

Sipas Rina Kikës që e përfaqësoi Blertin në ketë proces kjo është një fitore për komunitetin e transgjinorëve në Kosovë, të cilët janë të margjinalizuar.