Mandatimi i Kurtit për kryeministër, Isa Mustafa flet para mbledhjes së Kryesisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk ka preferuar të flasë mbi qëndrimin e LDK-së pas mandatimit të Albin Kurtiti për kryeministër dhe rrjedhën e afatit 15 ditësh Kushtetues për formimin e Qeverisë.
I pari i LDK-së tha së të gjitha këto do t’i diskutojnë në mbledhjen e kryesisë të ditës sotme.“Në orën 14:00 e kemi kryesinë për të diskutuar për këtë çështje dhe atje e japim deklaratën”, tha Mustafa pas përfundimit të akademisë përkujtimore për nder të 14-vjetorit të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar dje si mandatar për kryeministër Albin Kurtin, partia e të cilit ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

Marketing