Sela dhe Taravari ,demantojnë njëri-tjetrin dhe të pakoordinuar nxjerrin në “pozitë jashtë loje”po njëri tjetrin. Dy deklarata të ndryshme të pakoordinuara nxjerrin blof të dy rreth asaj se a mund partia e tyre ta mund vetëm BDI -në pa koalicion apo duhen edhe parti tjera që ta çojnë në opozitë partinë më të madhe te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut informon Tetova sot.
Analistët apo opinionistët edhe mund t’i kenë qëndrimet e kundërta por jo edhe njeriu i parë dhe i dytë i një subjekti politik që përgënjeshtrojnë njëri
-tjetrin në debate të ndryshme sidomos për çështje kaq delikate .Në këtë rast janë vetë kreu i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela dhe Shefi i Shtabit Arben Taravari që japin deklarata të ndryshme se ku qëndron fuqia e tyre e vërtetë në elektoratin shqiptarë, por që japin në variante të ndryshme se si janë ata në raport me partinë më të madhe shqiptare , fituese e gjitha cikleve zgjedhore deri tani.
Në një emision debativ Taravari u shpreh se “gjithësesi e them me përgjegjësi se na duhet një parti plus për ta fituar BDI -në njëqind për qind”.
Derisa Taravari thotë se i duhet një parti plus ,Kryetari Sela shkon më larg duke thënë se ata kanë një deputetë më shumë për momentin se BDI.
“Realisht ne jemi përpara me një deputet se BDI ja nëse flasim veç e veç” ka deklaruar kreu i Aleancës për Shqiptarët.
Të gjitha ciklet kanë treguar se BDI është më e fortë .Edhe anketat e shumta ,thuajse të gjitha e nxjerrin fituese partinë e Ahmetit e cila sërish do del e vetme më 12 Prill ,ndërsa akoma nuk dihet se kush me cilën do bëjë koalicion prej disa partive tjera shqiptare përfshirë ASH,Besa,Alternativa dhe nëse këta të fundit do shkojnë bashkë në ndërkohë që ky bashkim opozitarë është tashmë thuajse i pamundur për shkak se Alternativa dhe Besa është vështirë të bashkëveprojnë .PDSH do shkojë poashtu e vetme ndërsa RDK akoma nuk ka një qëndrim për momentin.
https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2020/01/received_2350588978565640.mp4?_=1