Në depo në rrugën ”29 nëntori” në Prespë janë vjedhur 26.880 kilogram mollë informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga atje theksojnë se person i panjohur me forcë ka hyrë në objekt dhe ka marrë 56 kuti të mbushura me mollë. Pohojnë se rasti është paraqitur nga Z.J në stacionin policor në Manastir.
“Në SPB Manastir, Z.J nga Prespa ka paraqitur se në periudhë prej 18.01.2020 deri më 20.01.2020 në depo të ish kompanisë në rrugën “29 nëntori’ person i panjohur me forcë ka hyrë në objekt dhe ka marrë 30 paleta në të cilën gjendeshin 56 kuti me mollë, respektivisht afro 26.880 kilogram mollë. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i policisë nga Prespa”, thonë nga MPB nga ku shtojnë se po merren masa që rasti të zbardhet.