Në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, delegacioni i Sekretariatit për Çështje Evropiane kryesuar nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nesër do të mbajë takim me delegacionin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kryesuar nga Kryetarja, Biljana Ivanovska.
Takimi është pjesë e vizitave institucionale të Zëvendëskryeministrit Osmani në institucione përgjegjëse për implementimin e zgjedhjeve, me qëllim – realizim të obligimeve për zgjedhje fer, të lira dhe kompetitive si pjesë e agjendës evropiane të vendit.