Në terren për të nisur punët për pikën kufitare Llojan – Miratoc

Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi dhe kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi vizituan zonën kufitare, aty ku do të hapet pika kufitare Miratoc – Llojan.

Marketing

Shqiprim Arifi përmes një njoftimi ka theksuar se qëllimi i kësaj vizite ishte për konsultime për punët në terren për përgatitjet teknike për hapjen e kësaj pike kufitare që është një kërkesë e kahmotshme e banorëve në të dyja anët e kufirit.

“Sot bashkë me Zëvendës Kryeministrin e Republikes së Maqedonisë së Veriut z. Bujar Osmani dhe Kryetarin e Komunës së Likovës z. Erkan Arifi vizituam pikën kufitare Miratoc-Llojan. Qëllimi vizitës ishte që bashkarisht të konsulltohemi për punët në teren, pasi në Shkup dhe Beograd janë marrë dhe janë ratifikuar vendimet për hapjen e kësaj pike kufitare.

Pasi jemi në prag të hapjes së kufirit, ne sot ndamë detyrat dhe përgjegjësit për pregaditjen teknike për ditën e hapjes së kësaj pike kufitare. Pas takimit në teren, së bashku shkuam në Fshatin Llojan duke vizituar banorët dhe duke e parë nga afër nevojën e tyre shumëvjeçare për hapjen e kufirit.”, theksoi kreu i komunës së Preshevës.