Igli Tare vazhdon t’i afrojë futbollistët shqiptarë te skuadra e Lazios.Lazio ka filluar të planifikojë të ardhmen. Drejtori sportiv Igli Tare ka sjellë në prova një tjetër futbollist shqiptar.
“Lalaziosiamonoi.it” raporton se Tare ka ftuar në prova Astrit Ramën, futbollist i Pas Perveza.
I lindur më 2001 dhe i depërtuar nga sektori i të rinjve në Olympiakos dhe AEK Athinë, Rama tashmë i është nënshtruar testeve mjekësore me Lazion.
Edhe Rama, njësoj siç kishte ndodhur me rastin e portierit Thomas Strakosha, do të vendoset nëse mund të inkuadrohet në ekipin e të rinjve të Lazios.