Grupet e punës të pushtetit dhe opozitës në takim për ligjin për PP-në

Grupet e punës të pushtetit dhe opozitës për ligjin për prokurori publike do të kenë takim deri në fund të javës, deri edhe kur ekipet e ekspertëve të VMRO-DPMNE-së duhet t’i dorëzojnë propozimet dhe vërejtjet e tyre, ndërsa ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska pret mbështetje nga të gjithë deputetët, por megjithatë përmend se miratimi i ligjit varet nga vullneti i vërtetë i partisë opozitare t’i vendosë interesat për eurointegrimet para disa anëtarëve partiakë.

Marketing

Për takimin e dakorduar deri në fund të javës dje informoi deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski, pasi pardje takim patën Bojan Mariçiq i LSDM-së dhe Timço MUcunski i VMRO-DPMNE-së, në të cilën është biseduar për zgjidhjet e mundshme dhe zhbllokimin e dialogut për zgjidhje ligjore për Prokurorinë Publike.

Shanset nëse do tl miratohet apo jo ligji për prokurori publike, megjithatë, sipas Deskoskës varet nga vullneti i vërtetë i VMRO-DPMNE-së, t’i vendosë interesat për eurorintegrime para interesave të disa anëtarëve të caktuar partiakë për të cilët udhëhiqen procedura tani nga prokuroria e rregullt, ndërsa ishin nisur nga Prokuroria Speciale Publike.

Deskoska dje para promovimit të nismës “Gjyqësi e hapur” e cila është pjesë e programit “Përmirësim i transparencës, sigurisë juridike dhe efikasitetit të gjyqësisë në Maqedoninë e Veriut” në Maqedoninë e Veriut” në ypetjen e gazetarëve nëse ka opsion që ligji të miratohet pa VMRO-DPMNE-në, tha se edhe kjo nuk përjashtohet.

Në pyetjen për një takim të ri të grupeve të punëve, Deskoska u përgjigj se në pajtim me marrëveshjen e pardjeshme i presin amendamentet e VMRO-DPMNE-së dhe sapo t’i marrin menjëherë do të caktojnë takim me grupet e punës.

“Për ligjin pres mbështetje nga të gjithë deputetët dhe do të ishte mirë të gjithë të cilët deklarohen për eurointegrime të shtetit tonë ta mbështesin ligjin, kështu që edhe ai opsion nuk është i përjashtuar”, tha Deskoska.

Ne hyjmë, siç tha ministrja, me vullnet të sinqertë dhe të mirë të sillet ai ligj dhe tërë kohën cekim dhe mbajmë atë qëndrim se ligji që do të sillet duhet t’i implementojë standardet ndërkombëtare dhe të mos mundësojë amnisti të çfarëdo vepre penale që ndiqet për momentin apo është në fazë të hetimit apo para hetimit.

“Atë që po dëgjoj si paralajmërime nga ana e VMRO-DPMNE-së për vërejtje të caktuara, nëse mbetet me të vërtetë vetëm në atë që është, mund të vijmë deri te marrëveshja. Por, unë nuk mund të paragjykoj derisa nuk i shohim me shkrim qëndrimet dhe vërejtjet e tyre, sepse shpesh atë që e thonë në mënyrë deklarative dhe atë që do ta shkruajnë si amandament konkret dallon dhe shpesh në ato amandamente fshihen disa qëllime të caktuara posaçërisht për rastet e PSP-së”, theksoi Deskoska.

Sipas saj, eventualisht qëllimet e tyre në atë pjesë do të lëviznin rreth lëndëve të Prokurorisë publike dhe bazave për shkarkim të prokurorëve.

Qëllimi i këtij propozimi, siç theksoi ministrja e Drejtësisë, ishte dhe është të krijohet prokurori me kapacitet për krim të organizuar që do t’i ketë të gjitha parakushtet përfshirë kapacitetet njerëzore t’i ndërmarrë kompetencat e shtuara që i ka sipas këtij ligji.

Milloshoski, megjithatë, shfaqi shpresë se në takimin e grupeve të punës do të ketë këmbim të argumenteve në mënyrë konstruktive që, siç tha, do të mund t’i afrojnë qëndrimet për një tekst të harmonizuar ligjor, në pajtim me standardet veneciane të komisionit, të cilin do të mund ta miratonin me konsensus të gjerë.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Milloshoski tha se në vetë takimin e punës që do ta kishin me kolegët nga koalicioni në pushtet, me ekipin e tyre juridik, do t’i ekspozonin vërejtjet, argumentet e tyre, apo disa anomali të caktuara me të cilat konsiderojmë se teksti mund të përmirësohet.

Për ligjin dje u përqendrua edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili theksoi se të gjithë në BE presin të miratohet Ligji për prokurori publike para shpërndarjes së Parlamentit.

Zëvendëskryeministri vlerëson se Franca tashmë ka një qëndrim më të vutë, nëse ndiqen të gjitha deklaratat e presidentit Emanuel Makron.

“Mendoj se Franca tani më ka qëndrim më të butë edhe atë nëse i ndiqni të gjitha deklaratat e presidentit Makron, nëse shihni se disponimi është pozitiv dhe se kushti i vetëm atje është që të miratohet metodologjia e re. Nga ne presin megjithatë ta sjellim Ligjin për prokurori publike, ashtu që edhe një thirrje deri tek partitë politike të mbledhin forca për ta sjell këtë ligj para shpërbërjes së Kuvendit”, nënvizoi Osmani.

Pas një seri përpjekjesh të pasuksesshme për marrëveshje midis pushtetit dhe opozitës, çështja për ligjin për PP sërish është aktualizuar pas vizitës së javës së kaluar të Oliver Varhejit në Shkup, i cili porositi se do të ishte mirë që përbërja e tanishme parlamentare para shpërndarjes ta miratojë ligjin, që do të ishte një shenjë e mirë për vendet-anëtare të BE-së në kontekst vendimit të pritur për hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në Union.