Ambasadori i OSCE-së, Klemens Koja në vizitë zyrtare në selinë e RDK-së

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi dhe Sekretari i përgjithëshëm Suhejl Fazliu në selinë e RDK-së priti në takim zyrtar përfaqësues të lartë të OSBE në Shkup, ambasadorin z. Klemens Koja dhe shefi i zyrës politike z. Jeff Biely Në këtë takim shumë përmbajtësor u diskutua për aktualitetin politik në përgjithësi dhe për zgjedhjet e parakoshme parlamentare.

Marketing

Kryetari i RDK-së Memedi njoftoi përfaqësuesit e lartë të OSBE-së se RDK-ja ka dhënë dhe do të vazhdoj të jap kontribut serioz për çështjet e rëndësishme për vendin dhe për këtë të gjith partitë politike e kanë për obligim të ndihmojnë dhe të luajnë rol konstruktiv për të mirën e qytetarëve dhe vendit. Kryetari Memedi kërkoi nga përfaqësuesit e lartë të OSBE-së që bashkarisht me faktorët tjerrë relevant ndërkombëtarë të kërkojnë nga partitë politike në vend sjellje korrekte dhe të sinqertë dhe të organizohen zgjedhje fer dhe demokratike të cilët kanë një rëndësi të madhe për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Ambasadori z. Koja siguroi kryetarin Memedi se OSBE me vëmendje është duke e ndjek situatën në vend, dhe se të gjith partitë politike në shtet duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të japin kontributin e tyre në organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike, zgjedhje të cilët janë të rëndësishme për rrugën e Maqedonisë së Veriut për në BE.