Gjatë javës së kaluar (nga 13 janari deri më 19 janar) në shtet janë regjistruar 1.100 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 88,7 për qind në krahasim me javës para saj kur ishin të regjistruar 583 të sëmurë, theksohet në raportin që sot në ueb faqen e tij e publikoi Instituti për shëndet publik (ISHP).
Nga ISHP theksojnë se pritet rritje e aktivitetit të virusit dhe arritje të kulmit të sezonit të grupit gjatë javëve të ardhshme.
Në laboratorin virusologjik të ISHP-së, siç theksohet, kanë arritur 40 materiale për testimin e gripit. Nga materialet e testuara 20 (50 për qind) janë pozitive për praninë e virusit në influencë – tek 12 është detektuar tipi A (tek pesë A/N1pdm, tek katër A/H3), ndërsa tetë janë me influencë të tipit B.
Numri më i madh i rasteve (689) janë paraqitur në grupin më të madh të të rriturve – persona nga mosha 15 deri në 64 vjeçare, ndërsa incidenca më e lartë prej 106,7 në 100.000 banorë është regjistruar tek më të rinjtë, fëmijë të moshës deri në katër vjet.
Numri më i madh i rasteve janë paraqitur nga rajoni i Qendrës për shëndet publik Strumicë (218), ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në territorin në të cilin e mbulon Njësia rajonale Dibër (569,3 në 100.000 banorë) me 158 raste të paraqitur.
Në sezonin 2019/2020, numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi arrin 2.718.