Hanif Zendeli nga Tetova, anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor

Sipas informatave preliminare nga votimi për zgjedhje të anëtarit të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjykatësve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, më së shumti vota ka marrë kandidati Hanif Zendeli – 2939, përpara Artan Limanit 190 vota, njoftoi Këshilli Gjyqësor.

Marketing

Prej 494 gjykatësve të regjistruar në listën zgjedhore gjyqësore, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 466 gjykatës, ka pasur 37 fletëvotime të pavlefshme, ndërkaq nuk janë përdorur 28 fletëvotime.

Paraprakisht, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, informoi se gjykatësi Limani të hënën është tërhequr nga gara për anëtarë të Këshillit Gjyqësori. Megjithatë, pasi që fletëvotimet më janë shtypur dhe materiali zgjedhor është ndarë nëpër borde zgjedhore, emri i tij ka mbetur në fletëvotim, kështu që gjykatësit kanë mundur ta rrethojnë edhe emrin e tij.

Përndryshe, Zendeli është lindur më 1968 në Lisec të Tetovës. E ka mbaruar Fakultetin Juridik në Prishtinë të Kosovës, ndërkaq provimin e jurispodencës e ka dhënë në Shkup. Ka punuar në Gjykatën Themelore të Shkupit dhe Tetovë, ndërkaq për gjykatës të Gjykatës së Apelit në Gostivar është zgjedhor në vitin 2016-të.