Kreu i KE-së, Sharl Mishel sot në Shkup

Kreu i Këshillit Evropian, Sharl Mishel,sot arrinë në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Mishel do të pritet nga presidenti I shtetit Stevo Pendarovski, me çras do të kenë takim kokë më kokë në vilën Vodno, ndërsa më pas do të kenë një pres konferencë të përbashkët. Temë kryesore e diskutimit do të jetë metodologjia e re e negociatave, si dhe rrjedha e procesit të reformave.

Marketing

Në Shkup,kreu i Këshillit Evropian, Sharl Mishel do të takojë edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë .
Sharl Mishel rreth një muaj më parë tha se deri në maj, kur do të mbahet samiti i BE-së Ballkani Perëndimor në Zagreb, duhet të jetë e qartë se si do të duket reforma e BE-së dhe nëse do të ishte kush formal që Bashkimi t’i fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mishel në Shkup do të vijë nga Tirana.