Janë 4 të vdekur dhe 84 persona janë plagosur. Ky është bilanci i deritanishëm zyrtar nga tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmjen e sotme pjesën Lindore të Turqisë. Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu pohoi se raportohet për 5 ndërtesa të shkatërruara në Elazig.
Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ në 8:55 p.m. (17:55 GMT) nga një thellësi prej 6.7 kilometra.
Menjëherë pas tërmetit fillestar, krahina u trondit më tej nga një seri pas goditjesh që shkonin midis magnitudave 5.4 në 3.3.
Sipas raporteve fillestare, tërmeti u ndje në provinca deri në Adananë jugore dhe Samsunin verior, së bashku me Sirinë veriore dhe Irakun.
Pjesa Lindore e Turqisë në një situatë të rëndë pas tërmetit të fuqishëm mbrëmjen e sotme. Në Twitter janë shpërndarë video të ndryshme që tregojnë pallate të shembura dhe forcat e shpëtimit dhe emergjencave në vend duke ndërhyrë. Njerëz të tjerë nëpër rrugë që kërkojnë të afërmit e tyre, ndërsa ka ende operacione evakuimi. Në këtë pjesë të Turqisë temperaturat shkojnë në disa gradë nën zero.
Allahım sen koru,
Sevdiklerim orada#elazıgdeprem pic.twitter.com/SqCGQFSsDJ— tuzluçilek (@ftmkarakulak) January 24, 2020