Tre fitore me radhë në Serie A, Milani po rikthehet.
Milani i Stefano Piolit po rikthehet.
Në xhiron e 21 në Serie A, Milani mori fitoren e tretë me radhë duke e mposhtur 0-1 në udhëtim Brescian.
Edhe në këtë takim, ashtu si në sfidën e kaluar, Ante Rebic ka shënuar sërish për t’ia siguruar tri pikë Kuqezinjve.
Ai hyri në lojë në minutën e 58’ në vend të Leaos, ndërsa në minutën e 71’ shënoi për ta kaluar Milanin në epërsi, për 1-0, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.
Pas kësaj fitore, Milani ka shkuar në kuotën e 31 pikëve dhe ka hyrë në zonën Europa League, gjendet në pozitën e gjashtë.