Ahmeti: Pamje trishtuese nga Turqia mike

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një mesazhi në rrjetet socale ka shprehur ngushëllime për popullin turk pas tragjedisë së tërmetit në qytetin Elazig.

Marketing

“Pamje trishtuese nga Turqia mike pas tërmetit shkatërues që la pas shumë viktima, të lënduar dhe dëme të mëdha.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta popullit turk, familjeve të viktimave dhe shpresoj në shërim të shpejtë të të gjithë të lënduarve.

Jemi pranë jush në përpjekjet për t’i tejkaluar vështirësitë që i shkaktoi kjo fatkeqësi e rëndë natyrore”, është shprehur lideri i BDI-së Ali Ahmeti.