Spasovski dhe Zaev shprehën ngushëllime për tërmetin në Turqi

Kryeministri Oliver Spasovski shprehu ngushëllime për të pësuarit në tërmetin katastrofik, i cili mbrëmë e goditi Turqinë Lindore.

Marketing

“Shprehim mbështetje të fuqishme dhe solidaritet me Turqinë dhe popullin turk. Ngushëllime për familjet të cilët i humbën të afërmit në tërmetin e tmerrshëm. Mendimet tona sonte janë me qytetarët turq. Jemi të gatshëm të ndihmojmë”, shkroi në Fejsbuk, kryeministri Spasovski.

Ngushëllime shprehu edhe kryeministri i deritanishëm dhe lider aktual i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Erdhën lajme shqetësuese nga Turqia Lindore si pasojë e tërmetit të fuqishëm i cili ndodhi sonte. U shprehim ngushëllim familjeve të viktimave dhe dëshirojmë që të ketë dëm sa më të vogël. Mendimet tona sonte janë me popullin turk”, publikoi Zave në Fejsbuk.

Në tërmetin me magnitudë prej 6,8 ballësh sipas Rihterit, sipas informacioneve të fundit të autoriteteve turke, jetën e humbën të paktën 21 persona ndërsa mbi një mijë janë lënduar, ndërsa është shkaktuar dëm i madh material