Bashkë të trija apo të ndarë?!

Nisma e ASH për një koalicion trepalësh me Lëvizjen BESA dhe Alternativën akoma nuk po finalizohet. Këtë javë apo javën tjetër pritet ti jepet fundi dhe gjith[ka të qartësohet se a do të ketë bashkim trepalësh apo ndarja e tyre.

Marketing

Derisa kreu i ASH-së, Ziadin Sela është optimist se do të arrihet ky koalicion, në anën tjetër matematikat dhe kombinatorikat duken krejt ndryshe, për shkak të padurueshmërisë së dy partive që deri dje ishin bashkë, por që ndanë rrugët pas zgjedhjeve të fundit lokale. Lëvizja BESA ka bërë të ditur se pranon koalicionin trepalësh dhe se është në pritje të rrumbullakësimit nga ana e ASH-së, por nga ana tjetër, nga Alternativa nuk duan që pjesë e këtij koalicioni të jetë Lëvizja BESA. Ky qëndrim përjashtues ka vënë në siklet tërë këtë nismë, e cila po vazhdon të mjegullojë kampin politik shqiptar duke e i lënë hapësirë të madhe BDI-së. ASH duke mos humbur kohë duhet t’i jap fund kësaj odiseade politike, dhe kurreshtjes së shumë kundërshtarëve e portaleve.

Prapaskenat shpërfaqin dhe përcjellin lajme të ndryshme se “Sela jo është me këtë , e me atë”. Megjithatë gjith[ka ngelet në koshin e thashethemeve, derisa nuk ka një qëndrim zyrtar. ASH me strukturat partiake pritet të sjellë vendimin se cili do të jetë rrugëtimi i tyre.