Nga partia VMRO-DPMNE akuzojnë LSDM-në se e vetmja që kanë zbatuar është që rinia të dëbohet përgjithmonë nga Republika e Maqedonisë.
“Në vitin 2019 më shumë se 10.000 të rinj nga vendi ynë emigruan për shkak të politikave të këqija të kësaj qeverie.
Nuk ka investime të reja, nuk ka hapje të vendeve të punës, por kjo qeveri kriminale ka shkatërruar sistemin arsimor, sportiv dhe kulturor në vend.
Papunësia e të rinjve është më e larta në Evropë, ndërsa papunësia afatgjatë midis të rinjve është mbi 80% në rajone të caktuara të vendit”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga atje shtojnë se askush nuk po e detyronte Zoran Zaev dhe zyrtarët e tij të LSDM-së të premtonin projekte të reja që ato nuk do të përfundonin.