Bekteshi: Kategoria ekologjike e automjeteve do ti zvogëlojë kostot e importit

Pas protestave të javës së kaluar të importuesve të automjeteve të përdorura dhe kërkesës për tërheqjen e tatimit të ri dhe kthimin e zgjidhjes së vjetër ligjore, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, siguron se vendimi është marrë në bazë të një analize, që tregon se kategoria ekologjike e automjeteve do ti zvogëlojë kostot e importit. Tatimi i ri, që hyri në fuqi nga fillimi i vitit, është llogaritur bazuar në emetimet e dioksidit të karbonit, dhe sipas autoriteteve është një nga masat për të luftuar ndotjen e ajrit.

Marketing

Analiza jonë tregoi se kategoria ekologjike te automjetet do ti zvogëlonte kostot e importit. Këto analiza të hollësishme i ka Drejtoria e Doganave, Ministritë e Ekonomisë dhe Financave. Sipas atyre analizave kemi marrë atë vendim. Më parë kishte variante dhe mundësi të tjera. Ne si Ministri e Ekonomisë kemi hequr dorë nga mundësia e subvencionimit të një automjeti të vjetër, duke blerë një automjet të ri, për të mbuluar sa më shumë qytetarë të interesuar për importimin e automjeteve të reja, por edhe automjetet e vjetra që i plotësojnë kategorinë ekologjike EURO 5 – u shpreh Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.