Maurizio Sarri ka zbuluar se mund të tërhiqet nga futbolli në fund të kohës së tij te Juventusi.Ish-trajneri i Chelsea është në vitin e tij të 30-të si trajner dhe me siguri ka arritur pikën më të lartë të karrierës së tij duke marrë përgjegjësinë për kampionët italianë.
Ndërsa përgatitet për ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij Napoli në ‘San Paolo’ të dielën, Sarri zbuloi se mund të mos kërkojë një punë tjetër në të ardhmen.
I pyetur nëse mund ta shihte veten ndonjëherë të kthehej në Napoli, 61-vjeçari u tha gazetarëve: “Pas kësaj përvoje unë madje mund të largohem nga futbolli: varet nga ajo energji që kam lënë dhe nëse mendoj se mund të bëj përsëri mirë. Këto nuk janë gjëra për të cilat po mendoj në këtë moment”.