Ambasadori Richard Grenell – i dërguar i Presidentit amerikan Donald Trump, për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas ndërmjetësimit që bëri për arritjen e marrëveshjes për ta hapur linjën ajrore Prishtinë-Beograd, ai tani është angazhuar që ta bëjë të njëjtën gjë edhe me trafikun hekurudhor ndërmjet dy vendeve.Të mërkurën në mbrëmje ambasadori Richard Grenell erdhi në Kosovë me ç’rast u takua me Presidentin Hashim Thaçi, dhe të nesërmen ai shkoi në selitë e të dyja partive fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit [Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës] për t’u takuar me krerët e këtyre dy subjekteve politike, shkruan Klan Kosova.
Pavarësisht asaj se VV dhe LDK nuk po mund ta arrijnë një marrëveshje për ta formuar Qeverinë e re, Grenell nuk deshi që vizita e tij në Kosovë të interpretohej si ndërhyrje në politikat e brendshme.
Ai tha se në Kosovë erdhi për t’i hapur rrugë zhvillimit ekonomik dhe se i mbetet spektrit politik që ta formojë Qeverinë e re. Por, bëri me dije se Kosova duhet ta heqë tarifën ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet t’i japë fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës.
Pas vizitës në Prishtinë, Richard Grenell udhëtoi drejt Beogradit për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq [ashtu siç kishte paralajmëruar] të cilit po ashtu ia kërkoi që Serbia ta ndalojë fushatën kundër Pavarësisë së Kosovës.
Më pas Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd përmes një shkrimi në Twitter, njoftoi se ambasadori Grenell ka bërë të ditur se të gjitha palët janë pajtuar për vendosjen e trafikut hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së në Beograd, detajet e kësaj marrëveshje priten të diskutohen të hënën (27.01.2020) në Berlin.
On the heels of the first direct air connection between Belgrade and Pristina in more than two decades, SPE Grenell announced today that all sides agreed to also restore rail connections. Details to be negotiated in Berlin on Monday. pic.twitter.com/UdqOWAYEdd
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) January 24, 2020