Duke degjuar deklaraten tuaj televizive se klima për investime të huaja dhe shkëmbimi tregtar në mes Turqise dhe RMV është i ulur dhe RMV është shtet i mbyllur për investitorët e huaj dhe arsyeja përse nuk kemi investitorë nga Turqia është mungesa e puntorëve!!!!
Personalisht duke mos u futur në debate ekonomike dhe politike edhe pse jam i hapur të debatojë më të gjithë në lidhje me ketë teme si zyrtar i lartë qeveritar dhe kompetentē do tē ju jap përgjigje të shkurtë:
Maqedonia e Veriut eshtë lider ne regjion për investime të huaja ku kryesojnë kapitali gjerman dhe shkembimi tregtar mes ketyre dy vendeve.
Maqedonia e Veriut dhe kjo qeveri BDI-LSDM pas shumë viteve në bashkëpunim me dhomat ekonomike gjermane dhe zvicrane investon nē sistem dual (partneriteti nē mes shkollimit profesional dhe ekonomik)
Maqedonia e Veriut dhe kjo qeveri BDI-LSDM cakton rrogen minimale me ligj 14.500 denare.
Maqedonia e Veriut dhe kjo qeveri BDI-LSDM për dallim nga qeveritē e mëparëshme përkrah kompanitë vendore dhe ndërkombëtare me Ligjin për Ndihmë Financiare dhe Shtetrore në segmente të ndryshme sic jane: investimet kapitale, burimet njerëzore etj.
A thua valle mjaftojnë këta masa për ti paranduluar ikjen e te rinjëve dhe hapjen e vendeve të reja tē punës? sigurisht se JO.
I nderuar z. Imer Selmani si ish politikan dhe biznismen ju apeloje që të jeni më të sinqertë me vetveten dhe partneret tuaj afarist!
Maqedonia e Veriut nuk ka krizë për puntorë siç pretendoni ju mirëpo ka krizë nga disa ish struktura politike që janë kundër këtyre ndryshimeve politike dhe ekonomike për vendin tonë si dhe nga disa pronare dhe afarist që kanë dëshirë të angazhojnë puntorë si dikur me rroge minimale dhe të padefinuar me ligj prej 8000 denarë. (skllevër modern)
# Një fjalë popullore thotë i vdiç nëna kësaj pune.
Me respekt,
Arben Vila
Drejtor i Agjencionit për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit.