Osmani: 2020-ta, vit i Ballkanit Perëndimor

Zëvendëskryeministri Osmani, sot kishte fjalën e tij para Komisionit për Çështje Evropiane me rastin e marrjes së Kryesimit me Këshillin e BE-së nga ana e Republikës së Kroacisë.

Marketing

“Urime për Republikën e Kroacisë, gjithashtu edhe Ambasadores SH.S. Tiganj, për kryesimin e parë historik me Këshillin e Unionit Evropian, për fillimin e shkëlqyer të kryesimit, për programin ambicioz, si dhe për prioritetet e caktuara precize dhe korrekte për këto gjashtë muaj”- theksoi Osmani duke potencuar se viti 2020 nuk është vetëm vit i Republikës së Kroacisë, po ashtu është edhe vit i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vit i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“2020 vit i Maqedonisë së Veriut, sepse këtë vit, pas tre dekadash, e realizojmë qëllimin tonë të parë strategjik, anëtarësimin në NATO, dhe unë jam i bindur, se këtë vit do t’i fillojmë edhe negociatat për anëtarësim në BE” – shtoi Osmani. Në këtë drejti ai potencoi se më me rëndësi është që vendimi të merret dhe negociatat të fillojnë sa më shpejtë që është e mundur, që të vazhdojë procesi reformues, si dhe ndërtimi i shtetit evropian, me institucione të fuqishme demokratike dhe respektim i plotë i të drejtave fundamentale dhe barazi të të gjithë qytetarëve.

Procesin e negociatave do ta fillojmë dhe nuk do të jetë i thjeshtë, por afatgjatë, përplot me sfida. Prandaj është e nevojshme që të gjithë të bëjmë përpjekje të përbashkëta dhe të kemi qasje konstruktive si garancë se këtë herë me sukses do ta kalojmë këtë rrugë” – theksoi Osmani.

Marketing