Stefanova: Janeva i shkaktoi dëm serioz PSP-së

Prokurorja speciale Lile Stefanova e cila dëshmoi sot në rastin reket, nuk deshi të komentoj deklaratën e saj dhënë në seancën gjyqësore, por u shpreh se Katica Janeve me veprimet e saja për të cilat sot gjendet në bankën e të akuzuarve i ka shkaktuar një dëme shumë të madh Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Marketing

“Unë çfarë duheshe të them e thash në gjykatë, u përgjigja edhe në pyetjet e prokurorëve, të akuzuarve dhe avokatëve. Deklaratën time nuk do ta plotësoj, nuk do ta sqaroj sepse nuk kam se çfarë të shtoj. Se vallë Katica Janeva është fajtore për veprën për të cilën ngarkohet do të vendos Këshilli Gjyqësor që e udhëheq këtë procedurë. Pavarësisht vendimit, pavarësisht aktakuzës, veprimi për të cilin Katica Janeva sot është në bankën e të akuzuarve, i shkakton dëm serioz Prokurorisë Speciale Publike, ndërkohë që ka shkaktuar edhe një dëshpërim të madh tek mbarë opinioni në shtet. Nga ana tjetër ju la hapësirë personave të akuzuar dhe dyshuar në lëndët e PSP-së që pa bazë t’i diskreditojnë Prokurorët Publik edhe lëndët, me qëllim që ta zvogëlojnë por edhe ta shmangin përgjegjësin penale”, tha Stefanova.

Marketing