Arsenal dhe Barcelona duket se do të marrin gjithë vëmendjen e javës së fundit në merkaton e janarit.Lëndimi i yllit të Barcelonës, Luis Suarez, ka hapur shumë telashe për gjigantin katalan, që tashmë është në kërkim të një sulmuesi.
Një nga emrat që është lidhur me një kalim të mundshëm në Barcelonë është ylli i Arsenal, Pierre Emerick Aubameyang.
‘Telegraph’ shkruan se Arsenal është në pritje të hapit të Barcelonës, për Pierre Emerick Aubameyang, në javën e fundit të merkatos.
Klubi spanjoll duket se po heziton për një gjë të tillë, pasi kanë frikë se do të mbesin larg çmimit të kërkuar, me një ofertë të vonuar.
Aubameyang padyshim se do të ishte transferimi më i madh i merkatos së janarit.