Pas më shumë se dy orësh takimi mes LDK-së dhe LVV-së ka përfunduar.
Burimet e Indeksonline brenda takimit pohojnë se dy palët nuk kanë arritur marrëveshje.
“Takimi ishte i qetë, por nuk pati marrëveshje. Dy palët nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre.”, ka thënë një zyrtarë i lartë brenda takimit për Indeksonline.
Nuk dihet nëse do të ketë takim të radhës gjatë kësaj jave.