Ish-prokurori i prokurorisë Speciale, Burim Rrustemi ka dëshmuar sot lidhur me rastin “Reket”. Ai ka potencuar se ish shefja e tij, Katica Janeva i ka kërkuar që tek rasti “Banka Postare”, i cili udhëhiqej nga Rrustemitë përgatitet një raport për dëmin që është bërë dhe rasti të mbyllet, që të akuzuarit të mos marrin dënime, përcjell Tv21.
“Në një mbledhje jozyrtare, shkova te Katica Janeva. Në një moment ajo ndau një mendim, se është duke menduar që ta verifikoj dëmin te ‘Banka Postare’, të paguhet dëmi, rasti të mbyllet dhe të akuzuarit të mos dënohen. Pastaj në kolegiumin që u mbajt me kolegët, ajo e përsëriti këtë mendim, në fund të mbledhjes dhe aty e mbylli mbledhjen duke mos na dhënë mundësi që të flasim më shumë” tha Rrustemi. Ai shkoj edhe më tutje. Tregoi se kur kanë përgatitur propozim për ngrirje të pasurisë për të akuzuarit te “Banka Postare”, Janeva i ka kërkuar që të mos përfshihet një ndërtesë në Shkup, për shkak se ajo ishte blerë nga shoqja e saj. “Dua ta potencoj një moment, se për një ndërtesë që gjendej në Shkup, që ishte nga shoqëria aksionare e të akuzuarit Tome Gllavçev. Katica Janeva më kërkoi që të hiqet nga propozimi për ngrirje të pasurisë kjo ndërtesë, përshkak se ajo ishte blerë nga një shoqe e saj”, veçoi Rrustemi. Fjalëve të Rrustemit nuk i kanë replikuar mbrojtja e cila nuk kishte edhe asnjë pyetje për ish prokurorin special. Ndryshe, rasti “Reket” do të vazhdojë ditën e nesërme me të akuzuar të tjerë.