Bekteshi : Me ambasadën e Zvicrës, nënshkruan memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit të Arsimit për punësim

Ministri i Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Kreshnik Bekteshi së bashku me ambasadoren e Zvicrës, Sybil Zuter Tehada nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit të Arsimit për punësim në Maqedoninë e Veriut informon Tetova sot .Me këtë rast kreu i Ministrisë së Ekonomisë Bekteshi tha se dua të falënderoj Zvicrën për përkrahjen që na ka ofruar dhjetë vitet e fundit për përmirësimin e tregut të punës në Maqedoninë e Veriut. “Me këtë memorandum dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, pres që të arrijmë përparim më të madh në përafrimin e ofertës dhe kërkesës së tregut të punës duke demonstruar edhe një herë angazhimin tonë të fortë si Qeveri për zhvillimin e konceptit të mësimit përmes punës nëpër ndërmarrje” deklaroi Bekteshi.

Marketing

Bekteshi pas nënshkrimit të memorandumit tha se do të mundësojmë që të rinjtë të gjejnë punë pas përfundimit të shkollimit por në anën tjetër edhe të jenë të kualifikuar për atë punë .Projekti do realizohet përmes Programit të konkurencës dhe inovacionit .
Ndryshe përvoja zvicerane do të shfrytëzohet me qëllim që të rritet interesimi tek të rinjtë për shkolla të mesme profesionale dhe persona që përmes këtyre formave , më lehtë të gjejnë një vend pune .