“Dhoma publike”, Qulev: Janë shpërndarë rreth 800 foto dhe video me përmbajtje eksplicite

Policia ka marrë në pyetje disa persona të dyshuar për krijimin e grupit “Dhoma publike” në aplikacionin celular “Telegram”. Në të njëjtën kohë, kompanisë amë me seli në Britani të Madhe i është kërkuar në rrugë institucionale që të jepen të dhëna për administratorët dhe moderatorët e platformës. Ministri i Brendshëm Teknik, Naqe Çulev thotë se deri tani bëhet fjalë për dy vepra penale, ndërsa në platformën “Dhoma publike” janë shpërndarë rreth 800 fotografi dhe video incizime.

Marketing

Janë dy administratorë dhe dy moderatorë. Po punohet në sigurimin e informacioneve nga të gjithë pjesëmarrësit në atë platformë të cilët dyshohen për veprën penale “pornografi e fëmijëve” dhe “keqpërdorim i të dhënave personale”. Është kërkuar mbyllja e “Dhomës publike” por meqë akoma presim përgjigje nga “Telegrami” neve po punojmë edhe me masa operative -tha Naqe Çulev, Ministër i Brendshëm.

Çulev shton se deri tani dy viktima kanë denoncuar rastin në polici. Në të njëjtën kohë, sipas Çulev janë duke u hetuar edhe platformat e reja të cilat përveç në Telegram janë hapur edhe nëpër rrjetet sociale si Instagram dhe Facebook. Prokuroria Publike mbetet në qëndrimin se pa sigurimin e të dhënave nga kompania “Telegram UK Holdings LTD”, nuk mund të ndërmerren masa konkrete. Pas sigurimit të tyre, organi akuzës njofton se do të merren masat e nevojshme për vërtetimin e veprës penale. Skandali me grupin “Dhoma publike” në aplikacionin Telegram u publikua ditë më parë në rrjetet sociale. Në këtë grup kanë marr pjesë rreth 8000 shfrytëzues të aplikacionit, ndërsa përmbajtja e videove dhe fotografive ka qenë kryesisht pornografike. Personat që dyshohet të jenë identifikuar si viktima të kësaj grupe janë kryesisht nxënës të shkollave të mesme.