Tetovë, hiqen masat kundër ndotjes së ajrit

Në Tetovë tashmë nuk vlejnë masat për mbrojtje nga ndotja e ajrit, sepse grimcat PM10 janë nën pragun e definuar, informojnë nga Qeveria.

Marketing

Në pajtim me të dhënat nga Sistemi monitorues automatik shtetëror për cilësinë e ajrit, koncentrimet e mesme-ditore të grimcave PM10 janë nën pragun e definuar të alarmimit nga 175 mikrogramë në metër kub në dy ditët e fundit në Tetovë.

Me këtë, tashmë nuk vlejnë masat në rast të pragut të jetkaluar të alarmit për grimcat PM10 për këtë qytet, kumtuan nga Qeveria.