BDI si parti institucionale, parti në pushtet garanton garë fer dhe demokratike si dhe shprehje të lirë të qytetarëve të vullnetit të tyre në zgjedhjet e 12 Prillit por nuk presim garë fer nga opozita për arsye se paralajmërimet e tyre janë për të shkatërruar dhe për të rrënuar. Ata thonë se ejani të bëhemi bashkë për ta mposhtur gjithcka që përfaqëson si vlerë kombëtare BDI me gjithë ato të arritura të mëdha, tha Grubi.
Ai u shpreh se partia e tij po përballet nga opozita me një prirje të urrejtjes patologjike ndaj BDI-së ndaj gjithë punëve dhe të arriturave që janë bërë deri më sot, pra ata nuk zgjedhin mjete për të sulmuar të arriturat e BDI-së.