Ratifikimi i Protokollit për në NATO vështirë të finalizohet para 12 shkurtit

Ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, me procedurë urgejnte në Parlamentin e Spanjës vështirë se mund të ndodh deri më 12 shkurt, por kjo nuk është e pamundshme – ka deklaruar ambasadori spanjoll në Shkup, Emilio Lorenco.

Marketing

“Qeveria e re spanjolle tashmë e ka dërguar Protokollin në Parlament me kërkesë që të ratifikohet me procedurë urgjente. Por, duke marrë parasysh se ka dy dhona në Parlament, kurse Protokolli duhet të kalojë edhe në Komisionin për Punë të Jashtme, e më pas edhe në seancë plenare, vështirë është të pritet se do të ratifikohet para 12 shkurtit. Vështirë, por jo edhe e pamundshme.” –tha Emilio Lorenco, Ambasador i Spanjës në Shkup. Sipas paralajmërimit të Kryeparlamentarit Talat Xhaferi, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duhet ta ratifikojë Protokollin për NATO në seancë plenare më 11 shkurt, një ditë para shpërndarjes së përbërjes parlamentare.